Recete nga znj Eneida
Përbërësit

300 gr qershi pa bërthamë
30 gr gjalpë
4 vezë
240 ml qumësht
100 gr miell
100 gr sheqer
Vanilje
Sheqer pluhur për spërkatje

Përgatitja
Qershive u heqim bërthamat dhe u shtojmë 4 lugë sheqer. I trazojmë dhe i lëmë mënjanë.
Në një tas rrahim vezët me sheqerin, shtojmë gjalpin, miellin dhe në fund vaniljen me qumështin.
Në një tavë të rrumbullakët të cilën e kemi lyer me gjalpë, shtojmë qershitë dhe mbi to masën që përgatitëm. E vendosim në furrë dhe e pjekim në 180 gradë për 40-45 minuta
.Pasi të jetë ftohur, shtojmë sheqer pluhur lart dhe e shoqërojmë me akullore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb