Ky Europian duket se do të jetë i surprizave të pakëndshme. Një ditë pas arrestit kardiak të Kristian Eriksen që shokoi gjithë botën e futbollit, një tragjedi mund të kishte ndodhur në sfidën Angli-Kroaci.

Sulmuesi Harry Kane është përplasur me shtyllën pasi ka humbur një shans të mirë për gol. Ai ka shpëtuar pasi ka reaguar në kohë dhe është mbështetur fillimisht me dy duart.

Në rast të kundërt, ai do të kishte goditur kokën në shtyllë. Gjithsesi ai qëndroi për pak çaste i shtrirë dhe më pas vijoi lojën edhe për 20 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb