SHBA

Përdoruesit e platformës së rrjeteve sociale X vendosën të risillnin në vëmendje një video të pakëndshme të këngëtares së njohur amerikane Jennifer Lopez.

Videoja virale tregon këngëtaren duke “pështyrë çamçakëzin e përdorur në dorën e asistentes së saj” në rrugët e qytetit të Nju Jorkut, ku shumë e quajnë sjelljen “të vrazhdë” dhe “të neveritshme”.

Videoja që u bë virale gjashtë vite më parë, ka qarkulluar sërish. Në të, JLo mund të shihet duke u shoqëruar nëpër rrugët e Big Apple-it, ndërsa asistentja e saj u shfaq duke vrapuar për të kapur çamçakëzin.

“Ja ku JLO pështyn çamçakëzin në dorën e asistentes së saj në mes të qytetit të New-York-ut. Sa e ulët dhe sjellje e neveritshme. Nuk ka asnjë arsye për t’i trajtuar punonjësit tuaj në këtë mënyrë”, shkruan përdoruesit e X.

“Kjo grua ka qenë gjithmonë kaq e neveritshme, nuk ka diçka të re”, tha dikush, ndërsa të tjerë pretendonin se “Sa më shumë dëgjojmë për JLO-në, aq më keq bëhet”.

Por kishte edhe shumë fansa që i dolën në mbrojtje dhe iu përgjigjën postimit, duke pretenduar se ajo po filmonte një skenë për një film dhe se kjo është normale për aktorët në xhirime, pasi shpesh u kërkohet të përtypin çamçakëz për të pastruar fytin ose hanë mente për skenat e puthjeve.

@requination Jennifer Lopez spits chewing gum into assistant’s hand #jenniferlopez #benaffleck #bennifer #rqn #requination ♬ original sound – Requination

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb