Brazil-Spanjë është finalja e luksit në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Parashikohej një finale e tillë, por rrugëtimi i dy pretendentëve ishte shumë i vuajtur, duke kaluar me shtesa.

Si Brazili, ashtu edhe Spanja, nuk aritën të fitojnë brenda 90 minutave. Në gjysmëfinale Brazili nuk shkoi më shumë se 0-0 ndaj Meksikës për 120 minuta lojë, edhe pse rastet nuk munguan. Për pasojë, ishin penalltitë ato që përcaktuan finalistin e parë.

Gabimet e Aguirre dhe Vasquez ishin fatale për Meksikën, ndërsa pesë herë kampionët e botës nuk gabuan asnjë nga 4 11-metërsha. Seleçao e fitoi 4-1 lotarinë nga pika e bardhë siguroi finalen e tretë radhazi.

Edhe Spanja brenda 90 minuta ndaj Japonisë vendase u nda në barazim 0-0. Por iberikët, ndryshe nga brazilianët, e zgjidhën në minutën e 115-të. Marco Asensio shënoi golin e fitores, duke i dhënë fund vuajtjes së spanjollëve.

Në Yokohama, më 7 gusht do të jetë finalja e madhe Brazil-Spanjë. Ndërsa Japonia vendase do të luajë kundër Meksikës për medaljen e bronzit me 6 gusht në Saitama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb