Adele është përballur me një moment të vështirë me humor gjatë koncertit të saj në Las Vegas.

Ylli britanik i popit ka harruar tekstin e këngës “I Drink Wine” dhe ka kërkuar ndihmën e publikut. “Kam harruar tekstin. C..” tha ajo dhe shtoi duke qeshur: “Kjo më kushtoi pesëdhjetë dollarë mbrëmë.” Më pas ajo iu drejtua një fansi dhe i tha: “Ma kujto pak vargun tim”.

Momenti është kapur nga shikuesit, ka qarkulluar në rrjetet sociale dhe është bërë virale. Fansi këndoi pjesën tjetër të këngës për Adelën, e cila i tha: “Mirë, le ta kthejmë dhe të fillojmë përsëri, apo jo?”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb