Ukraina është kualifikuar në finalen e Play Off të Botërorit të Katarit. Skuadra e drejtuar nga Petrakov ka fituar 1-3 në Glasgow ndaj Skocisë, në ndeshje ne vlefshme për gjysmëfinalen.

Pjesa e parë u vendos nga Yarmolenko, i cili shënoi gol në minutën e 33-të, pas një assisti të Malinovskit.

 

 

Pjesa e dytë do niste në mënyrën më të mirë të mundshme për ukrainasit, teksa topi do kalonte sërish pas shpinës së Gordon, por këtë herë ai që do godiste do ishte Yaremchuk.

Skocezët do përpiqeshin të reagonin dhe do bënin diçka të tillë shumë mirë me McGregor 10 minuta nga fundi. Gjithsesi, asgjë shqetësesue për miqtë që sigurojnë fitoren me Dovbyk.

Kombëtarja e verdhë dëshiron një vend në Botërorin e Katarit, por fillimisht do i duhet të mundë Wales në finalen e Play Off.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb