Një situate e pakëndshme ka ndodhur gjatë konferencës për shtyp të Presidentit Biden teksa ndodhet në Vietnam ku mori pjesë në samitin e G20 në Indi. Teksa ishte në mes të fjalimit fjala e tij u ndërpre nga një muzikë jazz e cila po luhej në sfond.

Ishte Karine Jean-Pierre, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, e cila u detyrua të përfundonte me nxitim konferencën për shtyp në Hanoi, ndërsa presidenti vazhdoi të fliste “pa kuptim”.

Ndërkohë në fund të konferencës për shtyp, Biden, u tha gazetarëve: “Nuk e di për ju, por une do të shkoj të fle”.

>BalkanWeb<

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb