Përbërësit
2 gjokse pule
250 gr spinaq
50 gr djath gorgonzola
50 gr djath të bardhë
1 spec i kuq
Koper
Vaj ulliri
Kripë
Piper
1/2 qepë të thatë

Përgatitja
Skuqim qepën e prerë në kubikë në vaj ulliri. Shtojmë spinaqin dhe pasi ka avulluar uji shtojmë djathrat, kripën, piperin dhe koprën. Dy gjokset e pulës i hapim dhe i rrahim me çekic kuzhine. I mbushim me spinaqin duke shtuar dhe spec të kuq të prerë hollë. E lidhim me fill kuzhine, i kriposim dhe piperosim nga jashtë. I vendosim në tave, i spërkasim me vaj ulliri dhe i vendosim të piqen në furrë në 190 gradë për 45 minuta.


(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb