Armando Sadiku protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol në ndeshjen e skuadrës së tij, Mohun Bagan ndaj East Bengal, takim ky i vlefshëm për elitën në Indi.

Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 17-të, pas një asisti të Hamill. Krosimi i këtij të fundit u shfytëzua në maksimum, me 32 vjeçarin Sadiku që pavarësisht dendësisë së lojtarëve kundërshtarë në zonë, “vodhi” kohën dhe “tundi rrjetën”.

Për futbollistin ky është goli i katërt në kampionat. Deri më tani, ai ka luajtur 11 ndeshje, sakaq ka dhuruar edhe një asist. Për Armando Sadikun është sezoni i parë në Indi, teksa më parë ka provuar kampionate të ndryshme si Poloni, Spanjë, Zvicër dhe Turqi.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: