Rrjetet sociale kanë shtuar mundësitë që kushdo që tërheq pak vëmendjen të përfundojë në një njeri të famshëm brenda pak orësh, si për mirë ashtu edhe për keq. E me sa duket pas sherrit për flokësh edhe 2 vajza nga një gjimnaz i Tiranës do të bëhen të tilla.

Sherri ka ndodhur sot në gjimnazin “Besnik Sykja” në Tiranë. Siç edhe duket nga videoja e publikuar nga Jeta Osh Qef, dy gjimnaziste janë kapur për flokësh, madje ato kanë përfunduar të shtrira përtokë, ndërsa është e pamundur të ndahen nga njëra-tjetra, me gjithë ndërhyrjen e djemve.

Sipas raportuesit, vajzat janë zënë për një djalë, ndërsa sherri ka ndodhur pranë shkollës pas përfundimit të mësimit. Nxënësit e tjerë kanë ndërhyrë dhe janë munduar t’i ndajnë, por ata e kanë pasur shumë të vështirë pasi vajzat nuk i lëshonin flokët e njera-tjetrës. Ulërimat dhe thirrjet shoqërojnë sherrin dhe arrihet të kuptohet edhe emri i një prej vajzave “Xhorxhina”.

Rastet e sherreve mes vajzave janë rritur së fundmi, ndërsa të bën përshtypje se shkaqet e tyre janë mjaft banale. Por ajo që bie në sy është edhe indiferenca nga stafi pedagogjik. Pasi pavarësisht se ngjarja duket të ketë ndodhur jashtë shkollës, ka qenë shumë pranë oborrit të saj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: