Disa orë pas arrestimit të policit në Malësi të Madhe, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një 15-vjeçareje, ka reaguar edhe SHÇBA, Shërbimi për Çështjet e Brëndshme dhe Ankesat.

Sipas  SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas per rastin në fjalë.

Njoftimi i plotë i SHÇBA:

Shërbimi për Çështjet e Brëndshme dhe Ankesat, (SHÇBA) duke marrë shkas nga publikimi në media i një materiali video ku një punonjës policie shfaqet duke kryer veprime të turpshme, në vleresim te veprimeve paraprake hetimore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar per vepren penale ”Ngacmim seksual”.

Nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar ne ambjent te mbyllur (banesa personale) kjo e dokumentuar nga kqyrja e baneses.

Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe kqyrur aparati i telefonit me te cilin dyshohet se ka kryer komunikimin. Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas per rastin ne fjalë. Per kete rast po hetohet nga sektori per Krimet Kompjuterike per identifikimin e personit dergues te mesazhit dhe videos qe u dergua per publikim ne medie.

SHÇBA nxit dhe inkurajon personin denoncues apo këdo që ka dijeni për rrethana apo informacione per kete rast apo raste te tjera te denoncojë duke u garantuar anonimatin dhe dhënien e mbrojtjes së menjëhershme.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb