Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vrarë një 31-vjeçar. Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet ku viktima, Tauland Gjikaj, është ende i shtrirë përtokë, ndërsa është mbuluar me një çarçaf të bardhë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit. Ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë.

Deri më tani, raportohet se një mjet i dyshimtë është ndaluar nga policia, ndërsa nuk dihet se bëhet fjalë për autorin e vrasjes së të riut.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: