SHKODER

Gjykata e Shkodrës ka liruar shefin e policisë së zonës Gruemirë në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurti, i cili u shfaq në një video intime para 2 javësh me pretendimet se ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare përmes telefonit.

Gjykata rivlerësoi masën për policin dhe vendosi masën ‘detyrim paraqitje’. Punonjësi i policisë Berhan Bajrakurti ka mohuar akuzat e nënës së 15-vjeçares, e cila bëri publike videon dërguar së bijës, ku polici shfaqej duke kryer veprime të turpshme.

Nëna e 15-vjeçares nga fshati Gruemirë denoncoi në media se 53-vjeçari e përndiqte prej kohësh vajzën duke e telefonuar e duke u zhveshur përpara saj. Për të vërtetuar pretendimet e saj, nëna publikoi edhe një video ku Bajrakurti kryente veprime të turpshme në telefon.

Pak kohë më parë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh gjatë vizitës në Malësinë e Madhe se nuk po gjendet denoncuesi për rastin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb