TURQI
Prej kohësh Greqia dhe Turqia janë në tensione prej çeshtjes së Qipros si dhe për atë të emigrantëve.
Ministri turk i mbrojtjes, Hulusi Akar tha se Greqia ka militarizuar 16 ishuj afër Turqisë dhe se në Qipro nuk do të ndodhë asnjë shfrytëzim i burimeve natyrore pa marrë pjesë dhe ta.

Vetëm disa ditë më parë Akar zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij Nikos Panagiotopoulos por duket se kjo nuk e ka ndihmuar pasi ministri turk konfirmon se qasja që ka Greqia ndaj këtyre çështjeve është pengesë.

“Qasja e Greqisë ndaj këtyre çështjeve e bën të vështirë zgjidhjen e tyre në një nivel të përbashkët. Ajo ka militarizuar 16 nga 23 ishujt që nga viti 1936 dhe ka shkelur marrëveshjet. Nga ana tjetër, në një mënyrë të paparë në botë dhe në histori, ajo pretendon se hapësira e saj ajrore është 10 milje ndërsa ujërat e saj territoriale arrijnë 6 milje. Kjo nuk është e arsyeshme, ”tha Akar, për çështjet në Egje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb