Europa duhet të braktisë zgjidhjet “ad hoc” për të zbatuar një sistem menaxhimi migrimi të parashikueshëm dhe të besueshëm, theksoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbi Paktin e ri mbi Azilin dhe Migracionin.

“Kjo paketë reflekton një ekuilibër të drejtë mes përgjegjësisë dhe solidaritetit ndërmjet shteteve anëtare”, shtoi ajo.

“Sot do të propozojmë një zgjidhje europiane për të rindërtuar besimin midis shteteve anëtare dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve në aftësinë tonë për të menaxhuar si bashkim”, deklaroi ajo.

“BE tashmë ka demonstruar aftësinë e saj për të ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm për të pajtuar perspektivat divergjente”, shtoi ajo.

“Tani është koha për të ngritur sfidën për menaxhimin e përbashkët të migrimit, me ekuilibrin e duhur mes solidaritetit dhe përgjegjësisë që na dallon”, theksoi Von der Leyen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb