Analistët Arjan Vasjari dhe Fatos Lubonja të ftuar në emisionin ‘”Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 kanë folur e komentuar për votat që ka marrë Sali Berisha në Tiranë.

Momentalisht ish-lideri i PD nuk është ndër më të votuarit në Tirnëm por renditet i 7-ti brenda listës me 6 mijë e 546 vota dhe i 17-ti brenda qarkut.

Vasjari thotë se ky është një proces normal, dhe thekson se elektorati përqëndrohet tek lideri aktual, prandaj dhe Basha kryeson listën e PD me vota preferenciale.

Ai thekson se Berisha s’ka pse të jetë më në vitrinën e PD, prandaj një tërheqje e tij do ishte mesazh për elektoratin se partia ka nevojë për rinovim.

‘’Ajo se çfarë mund të lexoj në votën ndaj Berishës nuk është ajo në vetvete, është diferenca e madhe mes votave të tij dhe udhëheqësit të saj aktual. Diferenca është e madhe. Mbase s’do të thotë asgjë. Unë besoj që gjithmonë elektorati pavarësisht historisë së liderit, Berisha është lideri historik, elektorati përqëndrohet tek liderat aktualë.

Berisha si çdo lider tjetër i nënshtrohet nëj fiziologjie të caktuar elektorale. Është shumë normale, krejt normale, të merrte një vendim, që jam senator moral i asaj partie, në histori kam atë që nuk e ka njeri, dhe mund të tërhiqem. Pra i përcjell një mesazh elektoratit që partia ka nevojë për rinovim. Nuk e shoh anomali.

Mesazhi për mua, është proces krejt normal që Z.Berisha mos jetë. Edhe më normale, se Berisha s’ka më nevojë të jetë aty ku është . Jo se ka konsumuar ciklin politik, s’ka më nevojë të jetë në vitrinën e PD. Prania e tij aty brenda është element asfiksie, peshë e rëndë që nuk lejon sa duhet çlirimin e një energjie të re.

Ngelet në dorën e Berishës ta interpretojë. Është proces normal historik, Berisha e ka kryer misionin e tij.’’- tha Vasjari.

 

Lubonja nga ana tjetër thekson se Berisha kësaj here ka marrë votat e demokratëve nostalgjikë, por thekson se ish-kryeministri bëhet më pozitiv në opozitë se sa në qeveri.

 

 

‘’Varësisht nga situata, duhet t’i gjykojmë gjërat. E para, kur the atë mosfitore, nuk i konsideroj zgjedhjet vullnet të popullit, pasi vullneti është deformuar. Këtë sistem e dënoj.

Tek vota e ndëshkimit që mendoj se është e rëndësishme, shoh një tjetër rol. Berisha kur është në opozitë, duke qenë se është lojtar luftarak dhe denoncues luan ndoshta një rol më pozitiv se sa në pushtet. Kur është në pushet krijon probleme, qoftë me autoritarizmin, disa premtime nuk i ka mbajtur. Ka një trashëgimi. Në këtë situatë, vota që dha elektorati mund të analizohet. Berisha s’mund të ishte nga të parët, vetë lideri nuk e vuri. Në thelb dua të them këtë që, një PD si ndëshkuese, mjet ndëshkimi, por jo si shpresë e ndërtimit të një gjëje të re, ka marrë një sasi votash.

Berisha ka marrë pjesën më nostalgjike të të kaluarës. Një nga mungesat që ka PD, është që nuk është shkëputur nga ajo simbolika e Berishës. Figurë shumë autoritare që nuk zhvilloi demokracinë në parti për shumë gjatë. Origjina e së keqes ku jemi sot është qeveria e parë e Berishës. Aty e kanë origjinën dhe këta oligarkët. Nuk e futi Shqipërinë në rrugë të mbarë, edhe zgjedhjet e para ai i vodhi. ‘’- tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb