Pas arrestimit të autorit të krimit të dyfishte Tiranë  Arsen Muskurti ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Nëpërmjet një statusi në Twitter ministri Çuçi përgëzon Policinë e Tiranës, duke u shprehur se arrestoi në kohë rekord autorin,.

Ndër të tjera thekson se policia është e vendosur për të goditur krimin me qëllimin se vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet siguri për shoqërinë.

“Përgëzime Policisë së Tiranës që në kohë rekord arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë me dy jetë të humbura. Të vendosur për të goditur krimin, me bindjen se vetëm kështu krijojmë siguri për shoqërinë dhe nuk vëmë në rrezik të ardhmen tonë.”, thuhet në reagimin e ministrit Çuçi.

Cuci

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb