Teksa kanë kaluar gati 2 muaj nga krimi i rëndë që tronditi Greqinë, por jo vetëm, prindërit e 20-vjeçaeres Caroline, duan të dinë shkaqet që dërguan në vrasjen e vajzës së tyre.

Mediat greke shkruajnë, se prindërit e vajzës, nuk janë aspak të bindur nga rrëfimi i pilotit. Ata nuk mendojnë që e gjitha ka lindur nga një konflikt i çastit mes tyre. Më 15 korrik, pritet që prokurori të marrë përsipër çështjen dhe të kërkojë të dhënat e llogarisë bankare të pilotit, për të parë dhe të gjitha depozitat e tij.

Aktualisht, Babis, po mbahet në zonën vip të burgut Kordallos. Kujtojmë se vrasja e rëndë ka ndodhur në muajin maj. Fillimisht piloti inskenoi të gjithë ngjarjen, duke pretenduar se vrasjen e kishte kryer një grup grabitësish.

Për 37 ditë me radhë, policia besoi këtë version, por hetimet, nxorën në pah diçka tjetër. Kamerat e shtëpisë, por edhe ora biometrike që Caroline mbante në duar, tregonte tjetër gjë nga rrëfimi i pilotit. Më pas ai rrëfeu të gjithë vrasjen dhe vijimi i historisë dihet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb