TIRANE
“BalkanWeb” ka siguruar pamjet e para nga vend i ekzekutimit të 26-vjeçarit, Jurgen Kurti, i cili u vra me breshëri plumbash rrugës për në shtëpi. Siç duket nga videoja e siguruar nga ‘BalkanWeb’, forca të shumta policie kanë rrethuar zonën duke e vendosur vendin e ngjarjes në një perimetër sigurie.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve
(BalkanWeb)