Eduard Xhezo, i cili u arrestua në Durrës, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton person me precedentë penale, ndërsa është autor kryesor i plagosjes së biznesmenit Arben Beqirajt, i cili ndërroi jetë në spital, dhe plagosjen e djalit dhe kushëririt të tij.

Ngjarja në fjalë ndodhi në gusht, në zonën e “Plazhit të Vjetër” në Vlorë, në një kohë kur bregu i detit ishte ende plot me pushues.

Siç u raportua në atë kohë, Arben Beqirajt u qellua në lokalin e tij me disa plumba ne trup, nderkohe qe policia shpalli në kërkim për këtë ngjarje 34-vjeçarin Eduart Xhezo dhe tre bashkëpunëtorët e tij.
Gazetarja Dorjana Bezat tha për ‘BalkanWeb’ se 34-vjeçari Xhezo, pas një konflikti që kishte pasur me biznesmenin dhe të birin e tij, është kthyer për t’u hakmarrë duke qëlluar në drejtim të tyre me breshëri automatiku. Thuhet se shkak është bërë kalimi i Xhezos me kalë para biznesit të tij. Po ashtu Xhezo është dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për “Vrasje me dashje të dy a më shumë personave”, të mbetur në tentativë, si dhe “Armëmbajtje pa leje”. Xhezo, në atë kohë ishte tregtar zarzavatesh me shumicë dhe u arrestua pas 5 vitesh në kërkim.

Aktualisht 34-vjeçari nga Vlora akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municioneve”. Ndërkohë pritet që prokuroria të rivlerësojë akuzën ndaj tij, pasi biznesmeni Beqiraj ndërroi jetë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb