Gjykata spanjolle dënoi me 15 vite burg një kanibal 28 vjeçar, i cili vrau nënën dhe më pas e hëngri. Alberto Gomez Sanchez u arrestua në vitin 2019 pasi policia gjeti pjesët e trupit të nënës në shtëpinë e saj, në një tas plastik.

Sipas mediave vendase, gjykata hodhi poshtë pretendimet e kanibalit, se ai kishte pësuar një episod psikotik në momentin e vrasjes. Sanchez u dënua me 15 vjet për vrasje dhe pesë muaj shtesë dhe përdhosjen e trupi të një personi të vdekur.

I riu kërkohet t’i paguajë vëllait të tij 60,000 euro për dëmshpërblim shpirtëror. Gjatë gjykimit, doli se Sanchez, kishte mbytur nënën e tij gjatë një debati. Ai më pas e copëtoi atë dhe hëngri pjesë të trupit të saj për dy javët e ardhshme, duke ushqyer edhe qenin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb