KAKAVIJE
Një 44-vjeçar me iniciale A.H është ndaluar sot në Kakavijë për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”. Sipas policisë, 44-vjeçari ishte kthyer “Deportiv” nga pala greke ndaj edhe rezultonte i shpallur në kërkim për vrasjen e një shqiptari me iniciale F.K në vitin 2008. Vrasja e ndodhur para 11 vitesh mësohet të ketë ndodhur në territorin e shtetit grek.
“Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”. Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Interpol Tirana, Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, si dhe nga të dhënat në sistemin “TIMS”, ndaluan shtetasin A.H., 44 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte kthyer “Deportiv” nga pala Greke dhe rezultonte i shpallur në kërkim.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në Tetor të vitit 2016 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 76-25 i Kodit Penal, pasi dyshohet se shtetasi A.H., në vitin 2008 ka vrarë shtetasin F.K.(shtetas shqiptar), ngjarje e cila ka ndodhur në shtetin Grek. Shtetasi i lartpërmendur iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për veprime të mëtejshme.”- njofton policia.
(BalkanWeb)