E fortë ka qenë deklarata e bërë nga ish-përfaqësuesi special i BE-së për Kosovën dhe ish-përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ëolfgang Petritsch. Ky i fundit pohoi se Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi duhet ‘t’i japin fund Luftës së Parë Botërore’.

Petritsch teksa komentoi faktin se ndër udhëheqësit e botës në një tubim në kryeqytetin francez ishin edhe dy presidentët, ai i Serbisë dhe ai Kosovës, duke thënë se “në Ballkan, edhe pas njëqind vitesh konflikti, i cili filloi nga një konfrontim austriako-serb, ky konflikt nuk ka mbaruar”.

“Shpresoj se të dy, me këto festime kanë marrë mesazhin se vetëm një Evropë e bashkuar mund të zgjidh çështjet e Ballkanit, çështje që vazhdojnë ta mundojnë rajonin. Që kjo të bëhet realitet, është e nevojshme që të dy të vijnë deri në një kompromis historik, duke i dhënë fund Luftës së Parë Botërore. Ekziston rreziku i konfliktit të ngrirë në Kosovë”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb