TIRANE- Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka deklaruar se Serbia do reduktojë varësinë që ka nga gazi rus. Deklarata e tij është bërë në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Associated Press”.

Vuçiç thotë se shteti i tij do të pranojë thirrjet e SHBA-ve që të zvogëlojë varësinë nga gazi rus, duke shtuar një gazsjellës të përkrahur nga Amerika, që do të sillte gaz në Europë nga Azerbajxhani.

“Sa i përket sigurisë energjike, jemi të gatshëm që të diversifikojmë burimet e gazit në Serbi, gjë që është shumë e rëndësishme edhe për miqtë tanë amerikanë. Shkuam drejt asaj që mund të sjellë prosperitet”, tha Vuçiç.

SHBA-të kanë inkurajuar Ballkanin dhe shtetet e tjera që të vijojnë punën me gazsjellësin Trans-Adriatik, në vend të gazsjellësit rus nëpërmjet Turqisë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: