ANGLI

Wembley do të hapet me 75% të kapacitetit për gjysmëfinale dhe finalen e EURO 2020. Stadiumi më i madh anglez do të lejojë deri në 60 mijë tifozë për dy ndeshjet e rëndësishme të korrikut.

Ndërkohë UEFA pak ditë më parë e kërcënoi Anglinë se do e zhvendoste finalen nga ëembley në rast se nuk heq kufizimet.

Qeveria britanike ka reflektuar duke i hequr të gjitha kufizimet nga 19 korriku, por gjithsesi finalja e EURO 2020 do të luhet me kapacitetin më të madh të parë ndonjëherë në Angli gjatë pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb