BRITANI E MADHE

Çfarë po ndodh mes princ William dhe bashkëshortes së tij, Kate?! Nëse Meghan dhe Harry shpesh në publik shkëmbejnë shikime, prekje, përqafime, ndonjëherë edhe puthje, kundërta ndodh me Kate-in dhe Ëilliam-in. Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë shumë më diskretë në publik kur bëhet fjalë për shfaqjen e ndjenjave.

Madje, Kate në një dalje të fundit të tyre nuk e lejon William-in ta prekë as në shpatull. Të paktën, kështu duket në një video që bën xhiron e rrjetit.

Teksa qëndronin pranë njëri-tjetrit, në një moment, Ëilliam u mundua të prekte Kate-in në shpatull dhe ajo reagoi menjëherë duke ia shmangur dorën.

Edhe pse familja mbretërore ka rregulla shumë strikte kur bëhet fjalë për shprehjen e ndjenjave në publik gjesti i Kate mund të quhet pak i tepruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: