TIRANE – Xhensila Myrtezaj është vërtet një vajzë me shumë fat. Bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, e trajton si një princeshë sidomos tani që është në pritje të një fëmije.
Untitled-3
Aktori i njohur i humorit njihet për surprizat e bukura që i bën këngëtares shqiptare. Edhe sot në 25-vjetorin e ditëlindjes, Besi e ka lënë pa fjalë Xhensilën me surprizën që i ka bërë në shtëpi.

Untitled-1

Besi e ka mbushur shtëpinë me tullumbaca dhe me lule, në këtë përvjetor të rëndësishëm për Xhensilën. Këngëtarja është lumturuar shumë kur ka parë këtë “mrekulli” që Besi ka bërë për të. E kush vajzë nuk do të lumturohej?

Videon e surprizës së bukur knëgëtarja e ka publikuar në Instagram. Xhensila dhe Besi do të behen së shpejti prindër për herë të parë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb