KAMËZ

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja horror e ndodhur sot në Kamëz, ku u dhunua dhe u mor peng një person.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se është përballur me këtë situatë të tmerrshme shtetasi Jak Prenga.

Siç raporton gazetarja Bezat, dy persona të maskuar e kanë futur me dhunë në makinën e tyre 49-vjeçarin Prenga dhe janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:44, në rrugën “London”, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe gjetjen e personit të marrë peng.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb