TIRANE- Është rigjetur pas thuajse një shekulli fotografia e të dashurës së “Babait të komunizmit”, Leninit. Apollinariya Yakubova mendohet se ka qenë dashuria e vërtetë e liderit rus. Fotografia e saj kishte humbur prej thuajse 100 vjetësh por është rigjetur sërish nga studiuesit, shkruan Mapo.

Të gjithë e dinin për dashurinë sekrete të Leninit por pamja e saj ka qenë gjithmonë mister. Në letrat e gjetura të Leninit ai i referohej asaj me emrin “Liroshka”, një formë përkëdhelie në rusisht për njeriun e zemrës.

Fama e saj ishte shtrirë në gjithë Rusinë, madje dhe e shoqja e Leninit e pranonte se “Liroshka” ka qenë dashuria e vërtetë. Por megjithëse ka kaluar plot një shekull interesi për zbulimin e pamjes së saj ka qenë tepër i madh.

Fotografia është zbuluar nga Robert Henderson, një njohës i mirë i historisë ruse që e gjeti foton në arkivat ruse. Apollinariya përshkruhet nga bashkëkohësit si një femër me vullnet të çeliktë dhe që s’kishte frikë nga asgjë.

Ajo madje thuhet se e refuzoi propozimin për martesë të Leninit, një plagë që liderit historik rus nuk iu mbyll kurrë.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: