Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka falënderuar publikisht patronazhsitët e PS për punën që ata kanë bërë për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama thotë se çdo trokitje e tyre për numrin 12-të që ka PS në fletën e votimit është në derën e së ardhmes.

Ai gjithashtu paralajmëron se sot në orën 18:00 do të zhvillojë takim elektoral tek sheshi Skënderbeu në Tiranë, pavarësisht nëse bie shi apo me ironi edhe ‘gurë’ nga qielli.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

Faleminderit patronazhistëve tanë dhe forca, derë më derë, çdo trokitje e juaja për 12-ën e pavarësisë, 12-ën e lindjes së Partisë Socialiste, 12-ën e yjeve të flamurit të Europës, 12-ën e aritmetikës korrekte (4×3=12?) është një trokitje në derën e të ardhmes?

Asnjë frikë, asnjë ngurrim, asnjë luhatje prej atyre që kanë kapur alltiet e marrëzisë që të ndalin të pandalshmen, ngjitjen e Shqipërisë në majën ku Zoti i deshi shqiptarët kur e bekoi këtë vend të vogël me dy dete, plot lumenj e liqene, maja me dëborë e fusha me diell gjatë krejt vitit?

Përpara me të gjithë forcën e dashurisë për gjyshet e gjyshërit, prindërit e fëmijët dhe për këtë vend ku duhet të lemë gjurmën e krenarisë sonë për emrin shqiptar??

Shihemi sonte, në orën 6, tek sheshi i Skënderbeut, këtu në Tiranë dhe jo shi, po gurë të bien nga qielli, t’i tregojmë mbarë Shqipërisë forcën e karakterit e të pasionit tonë për Shqipërinë?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb