Armando Broja duket se është fikur. Ylli i Kombëtares shqiptare nuk shënon prej 2 marsit, më saktë që prej fitores 3-1 në kupë ndaj West Ham. Edhe pse është aktivizuar rregullisht në 6 ndeshjet e fundit, duke përjashtuar atë me Chelsean ku mungoi, sulmuesi kuqezi nuk ka arritur të lërë gjurmë qoftë edhe me një asist.

Ekipi i tij Southampton fitoi në shtëpi ndaj Arsenalit 1-0 dhe Broja e nisi titullar dhe u aktivizua për 74 minuta. Përveç disa shkëndijave me shkëputjet karakteristike të tij, sulmuesi shqiptar ishte larg pritshmërive që ka krijuar klubi dhe tifozët. Madje ai u ndëshkua edhe me një karton të verdhë.

Ndoshta është thjesht një moment “jo” i Brojës, siç ndodh edhe me sulmuesit më të mëdhenj në botë që mos e gjejnë golin në disa ndeshje radhazi. Në fundjavë Southampton do të luajë me Burnley në transfertë dhe ndoshta Armando Broja do të rikthehet me atë që di të bëjë më të mirën, të shënojë gol.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb