Zhduket Slobodanka Tosic, një personazh i njohur publik në vendin e saj, një ikonë e kopertinës së Playboy. Ajo ndodhej në ‘arrest shtëpie’ pasi u bë dëshmitare e një kurthi ku ra organizata e një Padrinoje, që kishte qenë i fejuari i saj. Kurthi kishtë si qëllim, të vriste të ish të fejuarin i cili ishte njëherëzi dhe rival i grupit mafioz.

E bukur dhe madje e quanin “Dark lady”, por duket sikur e përpiu diçka nga shtëpia e saj ku qëndronte në ‘arrest shtëpie’ me vendim gjykate. Tani kërkohet nga Interpol në gjithë botën. Ky është kapitulli i radhës i historisë me spiuna që lidhet me Slobodanka Tosic.
Shtathedhur, sytë ngjyrë smeraldi dhe me titullin Miss Bosnja. Pak vite më parë pushtoi dhe kopertinën e ‘Playboy’. Por, Slobodanka, 29 vjeç, është një nga ato femra që çmend meshkujt, e në këtë rast Boss-in e saj. Një “Zonjë e zezë”, e pamëshirshme sepse akuzohet se i ngriti një kurth ish të fejuarit të saj, Djordje Zdrale, një padrino i krimit në Bosnje, i cili kishte përfunduar ziliqar për lidhjen e saj me Darko Elez, një tjetër padrino që sipas të dhënave, Tosic dëshironte që ai të vriste Zdralen. Gjithcka ndodhi në vitin 2006, dhe ngjarjet mafioze rivalizonin dhe vetë skenat në filmin ‘Padrino’, por këtë radhë në stilin boshnjak.

Slobodanka, dyshohet se mori pjesë në 5 vrasje, në një numër të madh grabitjesh milionere, (flitet për 5 milionë euro) në disa e ndihmuar nga ish i fëjuari Zdrale që ishte kokë e këmbë i dashuruar pas saj.

Por më pas djali që i rrëmbeu zemrën u bë Darko Elez.
Ish-Mis Bosnja bashkëpunoi me të dashurin e saj, Darko Elez, për t’i ngritur pritë ish-it të saj, Zdrales, për ta eliminuar fizikisht, por kjo përpjekje ka dështuar. Ajo udhëhoqi Djordje Zdrale duke e joshur deri tek zona ku e prisnin rivalët e tij për ta vrarë.Zdrale përfundoi me disa plagë të vogla.
Ai menjëherë e ka denoncuar bukuroshen 29-vjeçare, ndërsa policia arriti të arrestonte pas një operacioni të gjerë të quajtur “Kukulla”, ku përpos saj, në pranga përfunduan edhe 30 të tjerë.

Prokuroria antimafia në Beograd arriti më në fund të nxjerrë në dritë disa ngjarje tepër mizroe mes bandave rivale që u krijuan për shkak të bukuroshes. Grupet e ashpërsuan konfliktin dhe lufta u dobësua në vitin 2012, kur grupi i Elez u shpërbë.

Për Slobodanka, u kërkua dënimi me 2 vite e gjysëm burg, vendim që ajo e priti në një banesë modeste në Han Pijesak, fshat i Bosnjes, ku ajo ishte tërhequr me qëllim për të hedhur pas të shkuarën e saj mizore. Ajo pohonte se i njohte të dy personat, por nuk kishte gisht në ngjarjet që i rivalizuan dy djemtë e mafias.

Avokati i miss-it, Vlado Adamovic, kishte kërkuar apelimin e vendimit, por apeli vendosi që bukuroshja të kalonte disa muaj në burg. Por duket se Slobodanka nuk kishte dëshirë të presë verdiktin, ndaj zhduket.

(pergatiti d.b/Corriere/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: