Një banesë në Londër është përfshirë nga flakët.

Fatkeqësisht raportohet se kanë humbur jetën katër persona.

Mësohet se të vdekur kanë mbetur dy gra dhe një djalë e një vajzë, të dy të mitur.

Ndërsa rreth 40 zjarrfikës dhe gjashtë makina zjarrfikëse u thirrën në vendngjarje në zonën Bexleyheath të Londrës juglindore, ku ra edhe zjarri,  për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: