Një zjarr i rënë pasditen e së premtes në një spital psikiatrik në Athinë ka shkaktuar vdekjen e tre personave. Sipas mediave ndërkombëtare viktimat besohet të jenë pacientë të spitalit.

Forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që pjesa më e madhe e spitalit të Dafni në kryeqytetin grek është evakuuar. Mediat e huaja raportojnë se dyshohet për vdekjen e një personi të katërt si pasojë e shpërthimit të zjarrit. Sipas “Associated Press”, më shumë se 30 zjarrfikës janë duke u përpjekur për të shuar flakët. Shkaku i rënies së zjarrit nuk është ende i qartë. Ndërkohë që autoritetet po vijojnë me hetimet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: