MORIA

Dhjetëra migrantë, përfshirë fëmijë të vegjël, fjetën në një mënyrë “të ashpër” në një varrezë në ishullin grek të Lesvos të enjten, pasi një zjarr rrafshoi kampin e tyre të improvizuar, duke i bërë ata që të iknin, por nuk kishin ku të shkonin.

Pa pasur asnjë mundësi, pa ushqim dhe ujë ata u mblodhën në varrezat afër fshatit Moria për të fjetur gjumë mbi pllakat e ftohta. Në kamp ishin rreth 12 500 njerëz.

Zjarri i së martës në Moria bëri që mijëra vetë të ikin nga kampi, duke e zvogëluar këtë vend të njohur për kushtet e këqija të jetesës dhe vendin, që tashmë ka vetëm zjarr dhe goma e sende të tjera që digjen.

Një zjarr i dytë shpërtheu të mërkurën në mbrëmje, duke shkatërruar gjithçka që kishte mbetur. Përforcimet e policisë ishin për të parandaluar migrantët të mbërrinin në qytetin kryesor të ishullit Mytilene, duke bërë që refugjatët të kalojnë në fusha dhe buzë rrugëve.

Të mërkurën në mbrëmje, ministri i Migracionit Notis Mitarakis u zotua se “Të gjitha veprimet e nevojshme do të ndërmerren për të strehuar menjëherë familjet dhe personat e prekur nga ngjarja”. Dy anije të marinës greke do të sigurojnë anije shtesë për gjumë, tha ai.

Ai shtoi se azilkërkuesit kishin nisur zjarrin për shkak të masave të karantinës të vendosura pasi 35 njerëz në kamp rezultuan pozitivë me koronavirus. Zyrtarët kanë shpallur një emergjencë katër-mujore në Lesvos dhe kanë dërguar polici shtesë për të shuar trazirat.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fëmijët e pashoqëruar largohen

“Unë shpreh hidhërimin tim për incidentet e së martës në Moria,” deklaroi Kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një njoftim. “Unë i njoh kushtet e vështira; megjithatë asgjë nuk mund të bëhet alibi për reagime të dhunshme gjatë kontrolleve shëndetësore.

“Gjendja në Moria nuk mund të vazhdojë sepse është një çështje e shëndetit publik, humanizmit dhe sigurisë kombëtare”.

“Fëmijët e pashoqëruar po largohen tashmë nga Moria” vuri në dukje Kryeministri Mitsotakis, duke shtuar se ai ka informuar autoritetet evropiane për situatën atje. Ai deklaroi se “problemi i menaxhimit të migracionit është para së gjithash një problem evropian”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb