E ftuar në emisionin “Alert”, në News24, nga Granit Sokolaj, zv.ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi, ka folur mbi problematikat që ka sot vendi për të patur ushqim cilësor dhe në lidhje me rritjen e çmimeve për konsumatorët.

Gjeçi u shpreh se ka ardhur koha e bërjes së ligjit të bukës, ndërsa tregoi hapat që do marrë ministria e bujqësisë për të ndihmuar bujqësinë dhe blegtorinë.

“Buka zë një peshë të rëndësishme në tavolinën e konsumatorit. Ka ardhur momenti i bërjes së ligjit të bukës, nuk është vetëm proteina që përcakton parametrat, por janë 37 përbërs. Në mungesë të ligjit, ne kemi një Urdhër të vitit 2015, i Ministrisë së Bujqësisë që përcakton nivelin e proteinës, por është e paplotë pasi nuk bëhet fjalë për bukën masive. Në bazë të Kartës Teknologjike, niveli i proteinës 12% nuk lejon të shtohen aditivë të tjerë, që të krijojë bukën masive. Ndërsa paninet, lejojnë edhe miell me proteinë më të ulët, pasi Karta Teknologjike është e ndryshme. Buka masive e do miellin me proteinë 12%. Problemi është implementimi, kontrollet që të garantojmë që mielli me proteinën 12% shkon direkt për bërjen e bukës masive. Nuk është histori që nuk është ndjekur apo kontrolluar nga AKU. Tek buka masive, Karta Teknologjike kërkon miellin, ndaj themi se proteina e miellit duhet të jetë 12%, në të kundërt kërkon shtimin e aditivëve. Bukët e tjera kanë tjetër tipologji mielli, pasi e kanë ndryshe formulën. Nga ana e akteve ligjore dhe kontrolleve është mbuluar.

Do përmirësojmë planin me mbështetjen e projektit irlandez, si në metodologji dhe në pjesën e rritjes së performancës. Ne monitorohemi nga Bashkimi Europian për planet e kontrolleve. Patjetër që janë gjetur problematika tek operatorët e biznesit, prandaj është AKU. AKU ka strukturat e veçanta që merret, ku përfshihet edhe pjesa e laboratorëve. Përsa i përket kontrolleve në bazë risku HACCP, jo të gjithë operatorët e biznesit funksionojnë përmes tij. Ka nga ata që e zbatojnë por kanë problematikë si në dokumentacione apo në zbatime të rregullave. Prandaj është AKU, prandaj është plani në bazë të kontrollit të riskut. Kemi bërë një ndryshim përsa i përket etiketimit. Hyri në fuqi në vitin 2020 dhe jemi në procesin e implementimit, ka patur operator që po përshtaten. VKM e re, djathi i hapur nuk është vetëm në Shqipëri. Çdo produket sado i vogël të jetë duhet të ketë etiketë. Përsa i përket (PMB) Pesticidet ose produktet për mbrojtjen e bimëve i studimit të FAO-s dhe Eurostatit, në shqipëri PMB që përdorin fermerët janë 5-6 herë më pak se vendet e rajonit, ndërsa kontrabanda e PMB-ve ndodhet kudo. Analiza e PMB-ve bëhen në Holandë dhe certifikata tregon metodologjinë”-tha Gjeçi.

Zv.ministrja e Bujqësisë foli në emisionin “Alert” për faktorët që ndikuan në rritjen e çmimeve të produkteve të shportës dhe masat që do ndërmarrë institucioni që përfaqëson për t’i ardhur në ndihmë bujqësisë dhe blegtorisë.

“Flasim për një krizë globale që pjesë e saj jemi dhe ne. Situata post covid la pasoja, ka munguar prodhimi, ka sasi monetare të pashfrytëzuara. E dyta ka të bëjë me rritje të kërkesave dhe rritje të kostove, sidomos të lëndës së parë, tek transporti e deri te ambalazhi, diktuar nga covidi. Një kontenier nga Kina nga 2 mijë dollarë, sot ka vajtur 12 mijë dollarë. Kjo ka çuar në krizë globale, rritje të çmimit të produkteve në vendin tonë, pasi edhe tek prodhimet tona kemi lëndë të parë që importohet.

Fokusi jonë do te jetë krijimi i hapësirave, buxhet i favorizueshëm për bujqësinë, skema për blegtorinë, ndihma për të rritur prodhimin vendas. Kudo flitet për krizën dhe daljen nga kriza, strategjia kërkon kohë. Skemat për bujqësinë dhe blegtorinë janë të ndryshme. Ndihma për sektorin e bujqësisë: Skema, IPARD, karahasohet paketa dhe jo elementët në të. Paketa: 6% skema e naftës, skema kombëtare, paketa e IPARD, TVSH e imputeve, agroturizmi me paketen me përfitimet që ka. Arsyeja e rëniës së blegtorisë lidhet me mosregjistrimin e numrit të kafshëve. Një gabim i mbartur në vite, pjesa e matrikullimit kishte çuar në një numër fiktiv dhe në 2019 filluam të shikonim realitetin. Autoriteti i ri i veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve ka vënë në dispozicion të blegtorisë veteriner për njësi administrative, që lidhin blegtorinë me fermerin”-deklaroi Ermira Gjeçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb