GREQI- Policia greke ka sekuestruar plot 104 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Sipas policisë së vendit fqinj, droga u kap në Kozani ku u ndalua një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër.

droga Greqi (1)

Brenda në mjet policia gjeti dhe sekuestroi 8 thasë me 40 pako me 104 kg marijuanë. Në pranga kanë rënë dy shtetas grekë, shoferi 54-vjeçar dhe një vajzë 24-vjeçare pasagjere. Gjithashtu u sekuestruan 2 celularë me 2 karta SIM.

droga Greqi (3)

droga Greqi (2)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: