Karabaku e mposhti Kukësin me lojë dhe me gola, paçka tri penalltive të akorduara kundër verilindorëve. Kreu i klubit, Safet Gjici, në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, u shpreh shumë i zhgënjyer për rezultatin final të takimit dhe për lojën e zhvilluar, ku Frashëri dhe Alla ishin dy lojtarët që, sipas tij, bënë gabime amatoreske.

Për presidentin, Kukësi kishte kundër një arbitër, që ishte lojtar i dymbëdhjetë i Karabakut. “Jam shumë i zhgënjyer nga ndeshja, sidomos shumë i zhgënjyer nga portieri me Allën.

Luajtën të gjithë me frikë, nuk arritën të bëjnë as lojën që zhvilluan në Shkodër. E dinim që do ishte shumë e vështirë, por këto gabime amatoreske që bënë këta të dy ishin të pafalshme. Që me golin e parë u prish loja, sepse kundërshtari mori zemër dhe ekipi ynë u fut në panik.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/ekskluzive-shfryn-presidenti-gjici-alla-me-portierin-bene-gafa-amatoreske-katastrofe-edhe-arbitri/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb