Nga: ZONJA VJOLLCA
Bukë e bardhë ose e zezë
12 domate qershi
125 gr mocarela
60 gr ullinj
½ tufë rukola
1 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi

Presim domatet në feta rrumbullake me trashësi 5 mm, mocarelën e presim në feta të holla, ndërsa ullinjtë i grijmë imët. Vendosim fetat e bukës në një letër pjekje mbi një tavë.Ullinjtë e grira i trazojmë me një lugë vaj ulliri dhe lyejmë fetat e bukës. Mbi çdo fetë buke vendosim disa feta domate dhe mbi domate vendosim nga një fetë djath mocarela. I vendosim brusketat në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta.
Lajmë dhe thajmë rukolën ndërkohë dhe e vendosim në secilën fetë buke kur ta servirim.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb