Nga: ZONJA VJOLLCA*
1 pako peta
200 gr djathë të bardhë
1 gotë kos
150 ml qumësht
4 kokrra vezë
100 ml vaj
Kripë

Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 200 gradë Celsius.
Rrahim në një tas 4 kokrra vezë me 70 ml vaj, një gote kos dhe djathin e thërrmuar.
Në një tas tjetër përziejmë qumështin me vajin që na teproi.
Hapim petën mbi një pecetë, e lyejmë petën me vajin trazuar me qumësht dhe më pas hapim në të gjithë sipërfaqen mbushjen me vezë dhe djathë. E mbështjellim petën me ndihmën e pecetës dhe më pas e mbledhim si kulaç. Kështu vazhdojmë me të gjitha petët derisa të mbushet komplet tava. I lyejmë byreçkat sipër me të verdhë veze ose me qumështin e trazuar me vaj dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: