GREQI-Qeveria greke u ka paraqitur dje në mbrëmje kreditorëve ndërkombëtarë një plan reformash të plotë dhe realiast, me qëllim për të marrë zhbllokimin e një financimi afatshkurtër jetësor për ekoniminë e saj, njoftoi sot kryeministri grek, Aleksis Cipras.

“Natën e kaluar, një plan i plotë iu paraqit kreditorëve të vendit, BE, BQE dhe FMN”, deklaroi kryeminsitr igrek për gazetarët gjatë një vizite në Ministrinë e Arsimit duke i cilësuar propozimet greke si realiste për daljen e vendit nga kriza ekonomike dhe sociale.

Pa dhënë shumë detaje lidhur me këtë version të ri të listës së masave buxhetore dhe reformave të paraqitura nga Athina, kryeministri përmendi koncesionet që do të jenë shumë të vështira.

“Janë propozimet e para nga qeveria greke që janë shqyrtuar”, deklaroi sot komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici duke folur për progrese serioze, veçanërisht për çështjen shumë të ndjeshme të sistemit të pensioneve. Ai shtoi gjithahstu se ka ende shumë rrugë për të bërë.

Koha kalon për një marrëveshje mes Greqisë dhe kreditorëve, ndërkohë që vendi, financat e të cilit kanë mbaruar, duhet t’i rimbursojë të premten një këst të kredive prej 300 milionë eurosh FMN.

(a.n/AFP/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: