Volkswagen së fundmi ka prezantuar SUV-in e saj të ri Atlas në version aventuresk në panairin e veturave në Chicago. Pra, fjala është për versionin e quajtur Weekend.

Volkswagen Atlas Weekend vjen me disa modifikime të cilat e bëjnë atë fleksibil dhe praktik, shkruan “Koha.net”. Njëra prej tyre është kutia “Urban Loader” mbi çati, e cila ka kapacitet për bagazh, dhe mund të ngarkohet me gjëra të tilla si ski, snowboard, kajaki dhe biçikletë.

Versioni Weekend, po ashtu vjen me motor 3.6-litër V6 me kapacitet prej 276 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik dhe sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat – 4Motion.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: