Niveli i derdhjes së naftës në ujërat jashtë ishullit grek të Salamit ka vazhduar të rritet dhe të përhapet që pas mbytjes së anijes së naftës “Agia Zoni II” natën e së dielës, e cila aktualisht rrezikon të arrijë në bregdetin e Athinës.

Plazhet e kryeqytetit janë evakuuar dhe autoritetet janë duke u përpjekur për t’u përballur me fatkeqësinë mjedisore.

Rojat bregdetare greke njoftuan se anija ishte e mbyllur hermetikisht, por mbetet ende e paqartë se sa tonë naftë e papërpunuar është duke rrjedhur në det nga 2,500 tonë që mban anija.

E ndërtuar në vitin 1972, anija “Agia Zoni II” është 91 metra e gjatë dhe është përdorur për transportimin e produkteve kimike, si edhe të naftës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb