Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Greqia synon një marrëveshje parimore me kreditorët në 20 shkurt

hu-16-300x200

ATHINE- Greqia aspiron arritjen e një marrëveshje politike në parim me kreditorët e saj BE dhe FMN më 20 shkurt gjatë takimit të radhës të Eurogrupit për të garantuar stabilitetin e vendit me anë të injektimit financiar, njoftoi sot zëdhënësi i qeverisë.

“Ky objektiv është ai i të gjitha palëve pjesëmarrëse në programin e rimëkëmbjes greke”, njoftoi Dimitris Tzanakopoulos, gjatë një konference shtypi.

Gjatë një vizite të kryer dje në Athinë, komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici, i bëri thirrje të gjitha palëve për të përparuar ne mënyrë që te hënën te kemi të gjitha parametrat e arritjes së një zgjidhjeje.

«Kushtet politike janë risjellë në formën e duhur për një marrëveshje të tillë », vlerësoi zëdhënësi grek. Ky proces do t’i hapi rrugën mbylljes së rishikimit të programit të dytë grek nga varet akordimi i këstit të ri të huasë në vend, që pritet në korrik rreth 7 milardë euro kredi.

(BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.