MOSKE- Në muzeun UMAM në Moskë, është hapur ekspozita “Super Putin”, kushtuar presidentit rus Vladimir Putin.
Ekspozita është e përbërë nga 30 piktura dhe skulptura të punuara në stile të ndryshme artistike, por që të gjitha kanë të njëjtën temë, presidentin e Rusisë.
Interesimi i publikut është jashtëzakonisht i madh, për çka dëshmojnë hyrje-daljet e njerëzve nga muzeu, ndërkohë që pjesë përbërëse e tërë ekspozitës është edhe fotografimi i vizitorëve me skulpturat e punuara.
(BalkanWeb)