SERBI- Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një intervistë me televizionin serb “TV Pink” ka thënë se ai nuk është njoftuar nga institucionet e Kosovës për refuzimin e kërkesës së tij për hyrë në territorin e Kosovës.
“A do të më ndalojnë apo jo, kjo është punë e tyre,” tha Vuçiç dhe ka shtuar se tani nuk e di nëse do të shkojë në Leposaviç. Siç është bërë e ditur, vizita e planifikuar e Vuçiç për ditën e mërkurë në Leposaviç është kushtëzuar nga anëtarët e delegacionit të kryeministrit serb. Prishtina zyrtare ka kërkuar që në delegacion të mos jenë ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanovic dhe ministri i mbrojtjes, Zoran Gjorgjevic të cilëve edhe më herët iu ishte ndaluar hyrja në shtetin e Kosovës.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb