NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

5 kokrra vezë
100 gr sheqer pluhur
1 bustinë sheqer vanilje
Lëkurë limoni
100 ml vaj misri ose gjalpë
120 gr miell bajamesh
180 gr miell
1 lç pluhur pjekës
70 gr sheqer
4-5 dardha mesatare

Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 180 gradë Celsius.

Në një tas përziejmë miellin me miellin e bajameve dhe me pluhurin pjekës.

Në një tas tjetër përziejmë të verdhat e vezëve me sheqerin pluhur, vaniljen, pak kripë, pak lëkurë limoni dhe vajin e misrit ose gjalpin. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas shtojmë gradualisht miellin e trazuar me miellin e bajameve.

Rrahim të bardhat e vezëve së bashku me 70 gr sheqer derisa sheqeri të shkrijë plotësisht. Shtojmë më pas pak nga pak marengë tek brumi. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe e shtrojmë brumin në një tavë ku kemi vendosur një letër pjekje.
Qërojmë dardhat, i presim në ½ ose në ¼ , i vijësojmë ato nga sipër dhe i vendosim mbi brumë nga prerja e brendshme me qëllim që prerjet të jenë nga sipër. E vendosim tavën në furrën e parangrohur dhe e lemë për 20-25 minuta. Më pas e lemë të ftohet dhe e servirim duke e spërkatur me pak sheqer pluhur.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb