Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Krostat me reçel kumbulle

krostat

Nga: ZONJA VJOLLCA
250 gr miell
120 gr gjalpë i freskët
120 gr sheqer
2 të verdha veze
1 vezë e plotë
Lëkura e 1 limoni
200 gr reçel kumbulle

Fillimisht zëmë brumin e krostatës. Vendosim në tavolinën e punës miellin. Presim gjalpin në kubikë ose në feta dhe e vendosim mbi miell. Fillojmë e punojmë brumin me duar duke e bashkuar miellin me gjalpin. E punojmë mirë brumin derisa mielli me gjalpin të thërrmohen bashkë. Në një tas vendosim sheqerin së bashku me vezët. I trazojmë mirë derisa sheqeri të shkrijë, shtojmë lëkurën e limonit të grirë imët dhe më pas e bashkojmë me miellin e trazuar me gjalpë. E punojmë mirë brumin derisa të gjithë përbërësit të njesohen mirë. E mbulojmë më pas brumin me një celefon dhe e lemë të pushojë në frigorifer për disa orë. Më pas brumin e ndajmë në dy pjesë, njërën e hapim në një tavë. E nivelojmë mirë duke i rregulluar anët me kujdes. Më pas vendosim një shtresë me reçelin e kumbullës. Pjesën tjetër të brumit e hapim pak me një rolon dhe më pas presim disa shirita të cilat i vendosim mbi reçel disa vertikalisht disa horizontalisht. E vendosim krostatën të piqet në furrë në temperaturën 170 gradë Celsius për 20 minuta.
(er.cu/vila 24/BalkanWeb)