ATHINE– Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocias, ka thënë se sot do të realizohet biseda telefonike mes kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe të Greqisë, Aleksis Cipras.

Këtë gjë Kocias e ka njoftuar pas takimit që ka zhvuilluar me kryeministrin grek.

Biseda telefonike mes dy kryeministrave po pritet tashmë prej një kohe të gjatë, pasi është paralajmëruar më herët se kjo bisedë do të thotë se palët kanë gjetur marrëveshje rreth çështjes së emrit të Maqedonisë, para Samitit në Bruksel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb