Nga: ZONJA VJOLLCA*

150 gr njoki
1 kungull i njomë
100 gr domate qershi
1 lgj majdanoz i grirë
100 ml lëng perimesh
1 lgj vaj ulliri
1 lgj djathë parmixhano
Kripë
Piper

Vendosim një tenxhere me ujë me kripë dhe në momentin e vlimit shtojmë njokit dhe i lemë të ziejnë për 3-5 minuta derisa njokit të ngjiten në sipërfaqe.
Në një tigan të thellë sapo vaji të ngrohet kalojmë fetat e kungullit për 3 minuta, më pas shtojmë domatet qershi të ndarë në gjysëm. I trazojmë së bashku për 1 minut, shtojmë kripë, piper, majdanoz të grirë dhe pak lëng perimesh. I lemë kungujt të gatuhen pak me domatet dhe më pas shtojmë në tigan njokit dhe i servirim menjëherë duke i pudrosur me djathë parmixhano.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: